Analistja amerikane, Ivana Stradner ka tërhequr vërejtjen se Rusia po e përdor Ballkanin për të shpërqendruar Perëndimin nga agresioni i saj ushtarak në Ukrainë. Gjatë intervistës për “The Geopost” ajo ka deklaruar se “Rusia ka lidhje shumë të ngushta me Serbinë, me Republikën Srpska, për shembull dhe me vendet që varen nga gazi rus. Rusia gjithashtu ka investuar shumë në mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe, duke përdorur narrativën tipike të Vëllazërisë Sllave dhe të Krishterimit Ortodoks. Gjithashtu, Rusia ka investuar burime të mëdha në Mal të Zi, pjesërisht për shkak të daljes së vendit në Detin Adriatik. Ajo që duhet të bëjnë vendet e rajonit, është që të qëndrojnë të bashkuar për të luftuar së bashku kundër ndikimit rus në rajon, i cili fatkeqësisht është shumë efektiv dhe efikas”. Ndërsa duke folur presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, analistja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se ai po e paraqet veten si një lideri që stabilizon gjendjen në rajon. “Objektivi kryesor i Vuçiqit është të qëndrojë në pushtet dhe ai ka adoptuar këtë taktikë të balancimit të Lindjes dhe Perëndimit, domethënë të mbështesë Kinën dhe më pas Rusinë, pastaj Bashkimin Evropian dhe më pas Shtetet e Bashkuara në të njëjtën kohë. Pra, qëllimi i tij është gjithmonë të portretizojë veten si një burim stabiliteti dhe si e bën ai këtë? Duke i lënë gjithmonë gjërat të eskalojnë në rajon dhe më pas duke u paraqitur si dikush që mund ta zgjidhë problemin me ndërmjetësim” ka thënë mes tjerash, analistja Ivana Stradner.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …