Strukturat paralele serbe të komunës së Graçanicës që kanë mbështetjen e Serbisë kanë shkarkuar nga detyra komandantin e policisë së kësaj komune, Branisllav Trajkoviq. Njoftohet se ai është shkarkuar për shkak se përfillte zingjirin komandues të Policisë së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës. Kjo sjellje e tij në pajtim me ligjet e Kosovës nuk iu ka pëlqyer strukturave paralele serbe dhe ato kishin filluar shumë kohë më parë të gjejnë arsye për të kërkuar shkarkimin e tij nga detyra e Komandantit të Policisë në komunën e Graçanicës. Kështu, me pretekst të rezultateve të dobëta të treguara, rrënimit të sigurisë së qytetarëve dhe mosmbrojtjes së pasurisë së tyre, drejtuesit e strukturave serbe që kanë mbështetjen e Serbisë kërkuan shkarkimin e Komandantit të Policisë në komunën e Graçanicës nga detyra. Zyrtar të Policisë së Kosovës kanë theksuar se shkarkimim i Branisllav Trajkoviq nga detyra e tij është bërë për shkak të pazareve politike.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …