Strukturat paralele serbe në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Republikës së Kosovës, duke ushtruar funksionimin e tyre në atë pjesë pa asnjë problem. Kështu po ndodhë edhe me zyrën e Qendrës së Sigurimit Pensional-Invalidor të Republikës së Serbisë, që ndodhet në veri të Mitrovicës, e cila po shpërndanë këto ditë aplikacione për një kategori të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë pensione edhe nga Serbia. Burime të KosovaPress-it brenda kësaj zyre, kanë bërë të ditur se krejt kjo po ndodhë në mënyrë që policët serbë nën uniformën e institucioneve të Kosovës t’iu nënshtrohen më lehtë urdhrave nga Serbia sa herë që ka nevojë. KP ka arritur të siguroj aplikacionet e kësaj zyre, në ballinën e të cilave në alfabetin cirilik shkruan “Fondi republikan për sigurimin pensional dhe invalidor – Filiala për qytetin e Beogradit”. Pak më poshtë kësaj, shkruan “Kërkesë për përvetësimin e së drejtës në pension të veçantë sipas urdhëresës rreth realizimit të të drejtave të veçanta për ish të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …