Stuart Peach

Stjuart Peach: Britania e Madhe bisedon me të dyja palët në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i Britanisë së Madhe për Dialogun Kosovë-Serbi, Stjuart Peach ka deklaruar se Britania e Madhe bisedon me të dyja palët në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për mediet në Serbi, ai tha se  Anglia e mbështet fuqishëm rrugën e normalizimit të marrëdhënieve si dhe thirrjet e Bashkimit Evropian për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Këtë e kam bërë vetë gjatë vizitave të mia dhe vazhdimit të dialogut dhe e theksoj edhe një herë se sa urgjente është të vazhdojmë me të. Në historinë tonë dhe në përvojën time gati gjysmë shekullore në ushtri, është gjithmonë mirë të flasësh”. Emisari britanik bërë thirrje për mbajtje të zgjedhjeve në katër komunat veriore. I bëjmë thirrje të dyja palëve që të shtendosin gjendjen,  të kthehen serbët e Kosovës në institucione që të ketë ekuilibër dhe drejtësi në polici. Të kthehen sa më shpejt në aktivitetin normal të policisë dhe të mundësohet që demokracia të zërë rrënjë realisht në nivel lokal, me çka nënkuptoj zgjedhjet lokale. Ne presim përgjigjen më të madhe të mundshme dhe që të gjitha partitë të marrin pjesë në ato zgjedhje lokale”, ka thënë, emisari britanik, Stjuart Peach.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …