Stubllasit me vet kontribut rregullojnë me zhavor rrugën e fshatit, komuna zotohet për asfaltim

Banorët e fshatit Stubëll e Ulët te komunës së Vitisë, kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe me vetkontribut, kanë rregulluar një segment të rrugës së fshatit, e cila konsiderohet nga ata si mjaft jetike dhe e rëndësisë së veçantë, me qenë se është mjaftë e qarkullueshme. Murtez Mustafa, përfaqësues i këtij fshati, ka shprehur falënderime për gjithë banorët që kanë kontribuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila edhe qon tek varrezat e fshatit, ngase në të kaluarën ka qenë vështirë e kalueshme, sidomos gjatë sezonit dimëror. Ai në veçanti ka falënderuar iniciatorin kryesor që ka marrë nismën për këtë aksion, bashkëfshatarin Avdullah Mustafa, i cili është angazhuar maksimalisht që ky projekt të realizohet. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj rruge, që kap një gjatësi prej 800 metrash, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe komandanti i stacionit policor në Viti Afrim Halili. Me këtë rast, kryetari Haliti ka falënderuar mërgatën e fshatit Stubëll të Ulët, por edhe banorët që kanë realizuar një projekt që ka për qëllim mirëqenien qytetare. “Ky kontribut ka vlerë të madhe, ngase shërben edhe si shembull se si duhet marrë iniciativa. Prandaj, aksionet e tilla ne i mbështesim si Institucione komunale dhe iu premtoi se vitin e ardhshëm do të hyjë në planet komunale dhe kjo rrugë do të asfaltohet”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …