Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot protestojnë para zyrës së BE-së në Kosovë për shkak të mosliberalizimit të vizave. Me moton “Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen”, studentët e Universiteti të Prishtinës, organizojnë një marsh simbolik në shenjë pakënaqësie me BE-në për mosliberalizimin e vizave për kosovarët. “Të hënën në ora 11:00 tubohemi para Fakultetit Filozofik dhe vazhdojmë drejtë zyrës së BE-së, ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin simbolik të organizuar nga ne, studentët”, kanë bërë të ditur ata. Studentët thonë se me anë të kësaj proteste kërkojnë llogaridhënie nga BE-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …