Nxënësit e shkollës së fshatit Buzovik të Vitisë, kanë pranuar një donacion nga studentet Francez. Donacioni i dhënë për këta nxënës sipas drejtorisë së Arsimit në Viti, ishte i mirëpritur pasi që nxënësit pranuan nga ta çanta dhe material të ndryshëm shkollor. Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, i takoi studentet francez dhe ndau nga një falënderim për ta në shenjë respekti për donacionin e dhënë.