Organizata “Studim Kritikë Veprim” bashkë me organizatat e tjera studentore “UPSK” dhe “Reforma” kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që t’i lirojë studentët nga të gjitha tarifat për vitin akademik 2020-2021. Ata thonë se shkaku i pandemisë kanë kërkuar që të gjithë studentët të lirohen nga tarifa. Sipas tyre arsyeja pse e kanë nisur këtë iniciative ka qenë që të financohen studentët teksa gjendja me pandeminë e ka goditur direkt ekonominë e vendit. “Një element i tillë ka ndikuar që të mbesin edhe pa financim dhe si rrjedhoj shumica kanë menduar t’i ndalojnë studimet. Një element i tillë është i papranueshëm dhe kemi dalë që të kërkojmë nga MASH, të largohen studentët nga tarifa”, kanë theksuar ata.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …