Studentët kërkojnë nga Qeveria të mos lejojnë priftërinjtë serbë të provokojnë durimin e tyre

Studentët kërkojnë nga Qeveria të mos lejojnë priftërinjtë serbë të provokojnë durimin e tyre

Kryetari i Unionit të Studentëve të Kosovës, Arben Mehmeti, ka reaguar lidhur  me aksionin e studentëve afër Kishës serbe, e cila gjendet në ambientet e jashtme të Universitetit të Prishtinës. Ata kanë ftuar Qeverinë e Kosovës, Kuvendin si dhe komunën e Prishtinës që sa më parë të zgjidhin problemin objektit të jashtëligjshëm, i ndërtuar gjatë kohës së fashizmit të Milloshoviqit”. Studentët kërkojnë të mos lejojnë priftërinjtë serbë të provokojnë durimin e tyre  në përpjekje për  rimëkëmbjen e objektit pa leje dhe të mos i lejojnë ata  të mbajnë ceremoni fetare nacionaliste  në objektin që gjendet në Kampusin Universitar, meqë hapësira në oborrin e Universitetit i takon vetëm studentëve dhe askujt tjetër”, thuhet mes tjerash në këtë reagim. USK thotë se nëse nuk merren masa nga ana e institucioneve të shtetit, “ne si studentë nga të gjitha universitetet publike dhe private në Republika e Kosovës do të organizohemi në protesta gjithë studentore për të kundërshtuar uzurpimin e hapësirës që na takon ne si studentë”. Studentët i bëjnë thirrje Rektorit dhe organeve të Universitetit të Prishtinës që menjëherë të reagojnë dhe të kërkojë nga komuna e Prishtinës që sa më parë të kthejnë pronën e Universitetit e cila është uzurpuar nga Kisha politike serbe gjatë kohës së regjimit kriminal dhe antishqiptar të Milosheviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …