leoni

Studentët e Universitetit ,,Haxhi Zeka’’ në Pejë  vizituan komunën e Deçanit

Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, kryesuesi i Asamblesë Komunale Jashar Dobraj dhe Drejtori i Administratës Bashkim Ramosaj, kanë pritur në takim mbi 200 student të Universitetit ,,Haxhi Zeka’’.

Ky takim u organizua në kuadër të shumë aktiviteteve të cilat po organizohen për mbështetjen dhe përkrahjen e Liderit të Aleancës, ish kryeministrin e Kosovës dhe Komandanti e Zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj.

Në institucionin komunal u njoftuan me punën e këtij institucionin, organizmin e brendshëm, projektet e realizuara deri më tani dhe planet për të ardhmen.

Këta student bashkë më kryetarin e Komunë së Deçanit Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtorë, kanë vizituar edhe Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit” në Gllogjanë ku kanë bërë homazhe dhe kanë vendose kurora më lule, po ashtu janë pritur nga Bacë Hilmi Haradinaj baba i Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …