Studentja Xhyzide Shehu mori çmimin e parë në konkursin letrar “Sulejman Krasniqi” për vitin 2021

Fituesja e çmimit të parë në konkursin letrar “Sulejman Krasniqi” për vitin 2021 është studentja Xhyzide Shehu. Poezia e saj “E përhumbur” u vlerësua si krijimi më i mirë, ndërsa sot Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me kolegët e tij ja dorëzojë dekoratën dhe mirënjohjen komunale studentes Shehu. Në vlerësimin e jurisë komunale, ndër të tjera thuhet, “Kjo poezi, që i përafrohet një proze poetike, ka gjuhë të pasur e të figurshme, është e strukturuar mirë në aspektin gjuhësor e meditues, por ka edhe elemente të poezisë lirike. Përdorimi i duhur i figurave stilistike e bën këtë krijim artistik interesant dhe me veçanti të dallueshme artistike”. Kryetari Latifi e uroi  fituesen për këtë arritje, ndërsa tha se i inkurajojmë edhe krijuesit tjerë që të mos heqin dorë dhe të vazhdojnë të krijojnë dhe të japin kontribut për pasurimin e jetës kulturore e artistike në komunën e Rahovecit. Ne mbetemi të përkushtuar të mbështesim në vazhdimësi krijuesit, si dhe të gjithë artistët tanë, qofshin ata profesionistë apo edhe të rinjtë e të rejat që e duan artin dhe krijimtarinë letrare.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …