leoni

Studimi i së ashtuquajturës ‘Akademi e Studimeve Shqiptare’ në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, masakron historinë e LANC-it

Historianë dhe studiues gjysmakë,  me prejardhje balliste e profashiste,  në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi italo-gjerman,  hedhin hapin e parë të çeljes së dialogut dhe rishikimit të një periudhe të rëndësishme  të popullit shqiptar. Edhe pse të dhënat zyrtare të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare janë 28 mijë, me emër e mbiemër, emra të skalitur në pllaka dëshmorësh në komplekse memoriale, kudo në Shqipëri, botim i ri i këtyre farë akademcave ka nxjerrë një listë të deformuar e të falsifikuar, duke masakruar e minimizuar numrin e dëshmorëve të Luftës  Antifashiste Nacionalçlirimtare, në 7200 dëshmorë ranë në luftën me pushtuesin, dhe mbi 2000 viktima nga ‘lufta civile’.

Studimi për kohën e luftës në Shqipëri, thuhet se  vjen me kontributin e ‘çmuar’ të studiuesve dhe profesorëve të njohur: Nevila Nika, Hasan Bello, Marenglen Kasmi, Çelo Hoxha, Florian Çullhaj e çullanë të tjerë. Përveçse një përpjekje për të rishikuar dhe rivlerësuar të dhënat historike të Shqipërisë, ky botim i ASSH-së, institucioni i krijuar në gjirin e Universitetit Europian të Tiranës, është edhe një ftesë për studiuesit, historianët dhe studentët e angazhuar, të mos i ndalin përpjekjet për të vendosur nën dritën e fakteve dhe të vërtetave të kaluarën tonë. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Periudha e rezistencës së vitit 1981 kërkon qasje, qëndrim dhe emërtim të saktë historik e shkencor

Ahmet Qeriqi: Marsi, Prilli e Maji i vitit 1981 vendosen themelet e Republikës së Kosovës

Demonstratat gjithëpopullore të Marsit dhe Prillit të viti 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive …