Subjektet opozitare janë pro arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, por janë shprehur kundër mundësisë që të bëhen pjesë e ekipit negociator të Kosovës në këto bisedime. Zyrtarët opozitar kanë deklaruar se kontributin e tyre do ta japin në Kuvendin e Kosovës.Me këtë rast nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se është kundër krijimit të ndonjë trupe unifikuese për dialog, duke thënë se Gjykata Kushtetuese ka treguar se Kryeministri e ka përgjegjësinë që ta udhëheqë këtë proces.“Ju e dini që kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Në atë vendim Gjykata Kushtetuese ka treguar se mekanizmat e tillë janë kundër Kushtetutës dhe se kryeministri e ka përgjegjësinë. Ne jemi të gatshëm ta japim kontributin tonë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Çitaku. Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, mendon se Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë arsye që ta zvarrisë procesin e dialogut me Serbinë.“Nuk ka parti anti-dialog në Kosovë. Nuk e di pse duhet të mos hyjë guximshëm në këtë kohë dhe me zgjedhë problemin me Serbinë”. Kurse nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se kjo parti do të mbështesë Qeverinë në çdo proces me interes nacional.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …