25 subjektet politike do të mësojnë sot për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Sot do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit dhe aty subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim. Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor. KQZ-ja kaq informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …