Subjekti politik Vetëvendosje mban zgjedhjet për liderin e partisë me kandidatin e vetëm, liderin e saj, Albin Kurti

Subjekti politik Vetëvendosje mban zgjedhjet për liderin e partisë me kandidatin e vetëm, liderin e saj Albin Kurti. Krahas zgjedhjeve për të parin e partisë, në Vetëvendosje po mbahen edhe zgjedhjet për kryetarëve të degëve të këtij subjekti poltik, proces zgjedhor të cilit i paraprinë shumë dorëheqje të kandidatëve të cilëve iu mohua e drejta për të qenë në garë zgjedhore për të parin e degës. Gjatë votimit të tij, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka vlerësuar se viti 2022 është vit i zgjedhjeve. “Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n”. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë”. Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndonëse activistët e Vetëvendosjes nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin se cili kandidatë është më meritor për drejtimin e Vetëvendosjes për katër vitet e ardhshme pasi kandidat I vetëm për këtë post është lideri aktual, Albin Kurti, ajo ka thënë se sot është e sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …