Subvencionohen Organizatat, shoqatat e klubet sportive nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Vitisë

Është mbajtur sot ceremonia e nënshkrimit të kontratave për subvencionimin e Organizatave dhe shoqatave nga fusha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që veprojnë në komunën e Vitisë. Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili duke uruar përfaqësuesit e OJQ-ve, theksoi se Komuna e Vitisë, në vazhdimësi  ka qenë dhe mbetet e përkushtuar  të mbështesë projektet të cilat kanë dhënë frytë e rezultate të mira. “Shpresojmë e besojmë shumë që edhe kjo mbështetje, ky subvencionim, do të ndikoj që rezultatet tuaja të jenë evidente dhe ta pandalshme edhe në të ardhmen. Kultura, rinia e sporti, gjithnjë komunën tonë e kanë renditur lartë në vlerësime jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë kufijve të saj. Andaj, ju uroj për rezultate e suksese të reja”, u shpreh kryetari Haliti. Drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, bëri të ditur se janë 27  Organizata, shoqata e klube sportive përfituese nga 31 sa kane aplikuar dhe se vlerësimi për ndarjen e këtyre mjeteve financiare është bërë nga Komisioni Komunal dhe atë në përputhje me Rregulloren për Subvencione të Komunës së Vitisë. Ai po ashtu ka theksuar se komisioni ka qenë i përkushtuar që të bëjë një gjithë përfshirje sa i përket gjitha atyre që kanë aplikuar, kuptohet në bazë të kritereve të përcaktuara për aplikim sipas rregullores në fjalë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …