Gazeta gjermane, Zi Dojçe Caijtung, në një analizë mbi raportin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimo, ku sërish nuk u hapën negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të vetos bullgare ndaj Shkupit zyrtar, shpjegon se Franca dhe Bullgaria janë shkaktarët kryesorë për ndalimin e zgjerimit të BE-së. Ballkani Perëndimor është poshtëruar vazhdimisht nga Franca dhe Bullgaria në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Parisi dhe Sofja janë dy nga arsyet e shumta pse nuk është bërë përparim midis Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor prej vitesh. Së pari, tre vjet më parë qeveria franceze vuri veton ndaj bisedimeve të anëtarësimit, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe i gjithë rajoni është në një gjendje poshtërimi edhe sot e kësaj dite. Megjithatë media gjermane vlerëson lëvizjen e Kuvendit të Bullgarisë në miratimin e rezolutës që lehtëson procesin e hapjes së negociatave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …