Qeveria e Suedisë ka ftuar autoritetet vendore të përgatisin sa më parë planet për mundësinë e agresionit nga Rusia, ka thënë një zyrtar i lartë i këtij shteti. Autoritetet vendore kanë marrë udhëzimet e caktuara gjatë kësaj jave, ka bërë të ditur shefi i zyrës për informim i Agjencisë për situata të jashtëzakonshme, Svante Werger. Agresioni i Rusisë në Krime dhe situata e nderë në Ukrainë, ka bërë që vendet të cilat kufizohen me Rusinë të marrin masat e caktuara ushtarake, në rast të agresionit të mundshëm, meqë Suedia nuk është pjesë e NATO-s dhe Rusia ka paralajmëruar se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse ky shtet i bashkohet Aleancës Veriatlantike. Edhe tre republikat baltike dhe Shtetet e tjera të Evropës po marrin masa të duhura mbrojtëse, derisa situata po keqësohet ditë e më shumë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …