Deputetja suedeze, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, shprehën mbështetjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, gjatë një konference të organizuar nga Rrjeti Alumni Suedez në Kosovë dhe ambasada suedeze. Agresioni i Rusisë në Ukrainë e shtyu Suedinë të ndryshojë qëndrimin e saj historik të neutralitetit dhe t’i bashkohej NATO-s, duke nxjerrë mësime që, sipas Bouveng, mund të ndihmojnë edhe Kosovën. Ajo theksoi rëndësinë e përvojës suedeze dhe finlandeze për Kosovën në këtë proces. Ajo deklaroi se anëtarësimi i Suedisë në NATO ishte i domosdoshëm përballë sfidave të sigurisë, duke shtuar se Suedia është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën drejt integrimit në NATO dhe BE, por duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e përgatitjeve që vendi duhet të bëjë.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: LDK do të ringrihet më 9 Shkurt në Llap
Kryetari i LDK_së, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Podujevë si pjesë e Turneut të …