Dick Marty

Supershpifësi e gënjeshtari, Dik Marti, thotë se serbët dashkan ta vrasin për t’ ua lënë fajin shqiptarëve

Super-shpifësi dhe gënjeshtari i shekullit, ish senatori zviceran,  Dik Marti tani paraqitet si viktimë, pasi  sipas tij  serbët dashkan ta vrasin për t’ ua lenë fajin  shqiptarëve. “Shërbimet serbe donin të më vrisnin dhe fajin t`ua linin shqiptarëve”, citohet të ketë thënë Dik Marti, që e nderojnë të gjitha ata shqipfolës,  të cilët e urrejnë UÇK-në.

Për Dik Martin disa vite më parë flitej se ka marrë gjashtë milionë euro nga lobistët serbë,  në Zvicër. Po ashtu dihet origjina e tij me prejardhje serbe nga Martinoviq i konvertuar në Marti. Dihen lidhjet tradicionale miqësore me Serbinë. Dihet protesta e  tij kundër bombardimeve të NATO-s, në mars të vitit 1999, por ende ka shqiptarë të mjerë, që u besojnë gënjeshtrave  të tij. Njoh edhe një “njeri në Kosovë” ish-zyrtar i lartë,  i cili  gjatë  një tubimi, në një shoqatë disa vite më parë,  kishte thënë me shumë bindje, se e njeh Dik Martin, si  një burrë të ndershëm e të respektueshëm  që kurrë nuk korruptohet, sepse sipas tij qenka  njeri me dinjitet e kredibilitet dhe se hulumtimet e tij  për trafikim organesh i paska bazuar në fakte.

Improvizimet e tij, Dik Marti  i bën me qëllim për të mbuluar faktin e vërtetë, se atë e kërkojnë ta vrasin pikërisht ata serbë  që i kishin dhënë gjashtë milionë euro dhe ai nuk arriti ta kryejë  detyrën. Në vend se ta pranojë këtë të vërtetë, ai shpif se dashkan  ta vrasin për t ua lënë fajin shqiptarëve, disa nga të cilët më shumë e duan,  Dik Martin se Hashim Thaçin,  të cilit as emrin nuk ia përmendin.

Në krahasim me gënjeshtrën për trafikimin e organeve të serbëve  nga UÇK-ja, bazat e saj në Shqipëri, kjo është një gënjeshtër  rasti,  sa për të treguar se është gjallë dhe  i zhytur në korrupsion e në punë të pista, andaj edhe dikush po i kërkon llogaridhënie. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …