Ftohen Këshillat e fshatrave të Komunës së Suharekës që të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët: “Rritja e efikasitetit të mekanizmave të pjesëmarrjes në nivel lokal”, e cila do të mbahet më 11 nëntor 2016, në ora 10:00 në Hotel Solid, në Suharekë.
Pjesëmarrja është mese e nevojshme kur dihet se punëtoria synon të hulumtojë sfidat e pjesëmarrjes së këshillave të fshatrave në procesin e vendim-marrjes me fokus të veçantë në procesin e zhvillimit të buxhetit dhe si të sigurohet pjesëmarrja e tyre domethënëse në procese të rëndësishme.
Ky aktivitet mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.