Suksesi i xhudistëve të Kosovës: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në “Grand Prix” të Uzbekistanit

Suksesi i xhudistëve të Kosovës: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në “Grand Prix” të Uzbekistanit

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka folur për suksesin e xhudisteve Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova në Grand Prix të Uzbekistanit. Krasniqi dhe Kelmendi siguruan Medaljet e Arta në kategorinë 48 dhe 52 kilogramë, ndërsa Gjakova fitoi Medaljen e Argjendtë në kategorinë 57 kilogramë. Kuka në një postim në Facebook ka reaguar për suksesin e xhudisteve duke thënë se Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit u njoftua mirë me vlerat e Kosovës. “Kryeqyteti i një shteti që ende se njeh Kosovën goxha mirë u njoftua me vlerat tona sot”, ka shkruar Kuka, derisa ka treguar se Krasniqi dhe Kelmendi kanë fituar nga 700 pikë ndërsa Gjakova 490 pikë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …