Nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës janë vrarë mbi dhjetëra njerëz

Autoritetet lokale dhe shëndetësore kanë bërë të ditur se nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë mbrëmjes mes të premtes dhe të shtunës, kanë vrarë mbi dhjetëra njerëz. Po ashtu është njoftuar se këto sulme janë realizuar gjatë kohës kur ekipet mjekësore janë duke e kryer një fushatë urgjente të vaksinimit të fëmijëve kundër poliomielitit në territorin palestinez. Radio Evropa e Lirë njofton se spitali Al-Aëda i ka pranuar trupat e nëntë personave të vrarë në dy sulme të ndara ajrore në kapin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Ndërkohë, spitali kryesore në Gazën qendrore, Al-Aqsa, tha se një grua dhe dy fëmijët e saj u vranë nga një sulm tjetër ajrore në një shtëpi në afërsi të kampit të refugjatëve Bureij mëngjesin e së shtunës. Në pjesën veriore të Gazës, një sulm ajror goditi një shkollë të shndërruar në strehimore për të zhvendosurit vrau së paku katër njerëz dhe plagosi disa dhjetëra të tjerë, sipas Mbrojtjes Civile të Gazës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzon Qeverinë Kurti për paaftësi, mashtrime dhe kauza të rrejshme

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke e …