leoni

Sulmi i armatosur i serbëve, në Banjskë të Zveçanit, solli edhe më shumë forca të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit

Sulmi i armatosur serb, në Banjskë të Zveçanit, solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit. Vetëm dy muaj e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës ishte pajtuar për të zvogëluar praninë e kësaj njësie në zonën e banuar me shumicë serbe. Kjo ishte pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve. Situata atje u acarua nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave, nën përcjelljen e policisë speciale, u vendosën në objektet komunale. Veprimi nxiti reagimin, herë-herë edhe të dhunshëm, të popullatës lokale, që kundërshton si kryetarët shqiptarë, ashtu edhe praninë e forcave speciale të policisë së Kosovës. Pas trysnisë disajavëshe të BE-së, Qeveria e Kosovës u dakordua ta zvogëlojë përgjysmë praninë e njësisë speciale përreth objekteve komunale në veri, si dhe të organizojë zgjedhje të reja atje. Sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura, më 24 shtator  goditën policinë e Kosovës duke vrarë një pjesëtar të saj, kjo iu dha kahe tjetër zhvillimeve të sigurisë në vend. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …