Një autobus me udhëtarë nga Kosova që ka qenë duke udhëtuar në linjën Prishtinë-Vjenë gjatë ditës së diele është sulmuar në fshatin Krushevc të Serbisë. Ky sulm është bërë më një shishe qelqi nga një automjet kombi që po ashtu ka qenë në lëvizje e sipër. Menaxheri i kompanisë “Bici.Com” ka thënë për agjencinë e lajmeve KosovaPress se ky nuk është rasti i parë që autobusët e kësaj kompanie janë sulmuar në territorin serb. “Brenda 10 ditësh po ndodh që dy herë. Herën e parë ka ndodhur një përplasje me kamion, por nuk ishim të sigurt se ishte sulm dhe nuk kemi dashur të krijojmë panik. Rasti i sotëm është definitivisht sulm”, thuhet në komunikatën e kompanisë Bici.Com. Ndërkohë në lidhje më këtë akt ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi. “E dënoj fuqishëm sulmin vandal ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët po udhëtonin në Serbi. Këto sulme janë duke u bërë sistematike dhe askush nuk po dënohet”, ka shkruar ministri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …