Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma ka tërhequr vërejtjen se me arrestimin e ish udhëheqësve të UÇK-së është bërë barazimi në mes të viktimës dhe agresorit. “Dihet botërisht se krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit në Kosovë dhe më gjerë në ish Jugosllavi i ka bërë shteti dhe politika serbe ku u vranë dhe u ekzekutuan, gra, fëmijë, e pleq, mbi 13 mijë shqiptar. Edhe sot e kësaj dite nuk janë gjetur eshtrat e mbi 1500 shqiptarëve të vrarë nga ushtria dhe paramilitarët serb në Kosovë. Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka vepruar qe 20 vite për mes institucioneve të ndryshme si UNMIK, EULEX, Gjykata e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, dhe pjesëtar të niveleve të ndryshme në hierarkinë e komandimit dhe udhëheqjes së UÇK-së kanë vuajtur dënime të ndryshme. Forcat serbe kryen me qindra masakra ndaj popullatës së pafajshme civile në vende të ndryshme në Kosovë ku edhe sot e kësaj dite kryesit e masakrave dhe shteti serb nuk janë dënuar. Jemi për drejtësi dhe secili individ apo grup të përgjigjet për veprat e kryera, por jo që të ndërrohen rolet ku çlirimtarët-viktimat të dënohen ndërsa krimi dhe krimineli të favorizohet, ka shkruar mes tjerash kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …