Superlajm për IAAP “Anton Çetta” në Skenderaj

IAAP “Anton Çetta” në Skenderaj në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj, fituan projektin e financuar nga Kosovo Challenge Fund (KCF) dhe German Development Bank, për drejtimin Makineri, profili arsimor –  Automekanik. Kjo është një arritur e madhe, jo vetëm për shkollën, por edhe për komunën e Skenderajt. Ky projekt – donacion i fituar me vlerë prej 220,000 euro i dedikuar për makina, vegla dhe pajisje, do të ofrojë kushte mjaft të mira për mbarëvajtjen e mësimit dual (teori – praktikë). Meritorë për këtë projekt të fituar, janë menaxhmenti i shkollës, grupi punues, të cilët punuan me shumë përkushtim drejt realizimit të këtij projekti madhor me interes për nxënësit, mësimdhënësit si dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …