8 nëntori është dita e zgjedhjeve të përgjithshme në Shtetet e Bashkuara, përfshirë zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të Kongresit dhe të Senatit amerikan. Siç dihet tanimë, një kandidate për në Kongresin amerikan në këto zgjedhje — për herë të parë në historinë e komunitetit shqiptaro-amerikan, si femër dhe shqiptaro-amerikane — është Suzanna Shkreli, e cila po garon në zonën elektorale numër 8 të shtetit Miçigen, si kandidate e Partisë Demokrate amerikane. Ajo ka siguruar tanimë mbështetjen me rëndësi për kandidaturën e saj nga Presidenti Barak Obama si dhe nga disa senatorë të Shteteve të Bashkuara, zyrtarë vendorë dhe madje edhe nga këngëtarja e njohur amerikane e muzikës pop, CHER. Ajo ka marrë mbështetje edhe nga gazeta “State News”, e Universitetit të Shtetit të Miçigen. Rëndësia e mbështetjes nga kjo gazetë është se “State News” është zëdhënse e këtij universiteti që është i nënti universitet në Shtetet e Bashkuara për nga madhësia, me mbi 50,000 studentë — që është pothuaj popullësia e një qyteti mesatar që mbulon një sipërfaqe prej 40 kilometra katrorë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …