Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është realizuar nga bandat serbe të dirigjuara nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ministri Sveçla ka shtuar më tutje se për këtë sulm ka fakte, janë pamjet, dëshmitar nga KFOR-i por edhe raporti mjekësor dhe ka përgënjeshtruar pretendimet e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se plagosja e pjesëtarit të Policisë së Kosovës është bërë nga xhamat e thyer të veturës. “Policia e Kosovës asnjëherë të vetme nuk ka terrorizuar apo sulmuar asnjë qytetar, aq më pak për shkak të përkatësisë etnike. E vërteta është se grupet kriminale të dirigjuara nga Vuçiq, kanë shtënë për t’i eliminuar zyrtarët tanë policor si dhe kanë sulmuar brutalisht e terrorizuar qytetarët tanë. Ne do të vazhdojmë dhe do të qëndrojmë, për të gjithë qytetarët pa dallim e për shkatërrimin e të gjitha grupeve kriminale që dirigjon propaganduesi Vuçiq dhe jo vetëm”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhella Svecla.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …