Njohësi i fushës së shëndetësisë, Skender Syla i cili është udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari ka thënë se situata epidemiologjike në Kosovë është mjaft e rëndë dhe numri i lartë i vdekjeve është shqetësues. “Meqë gradualisht po i afrohemi sezonit të vjeshtës dhe dimrit e që do të kemi në qarkullim edhe viruse të tjera të gripit, një hap i rëndësishëm është që Kosova të vaksinojë një numër sa më të madh të personave ndaj gripit sezonal” ka porositur eksperti i shëndetësisë, Skender Syla. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, ai ka deklaruar më tutje se duhet të bëhet shtimi i ndjeshëm i testimeve, izolimi dhe karantimi rigoroz i rasteve, zbatimit të masave të tjera të parandalimit siç janë mbajtja e distancës, pastrimi i duarve dhe mbajtja e maskës. Vendet që kanë pasur sukses në menaxhimin e pandemisë kanë pasur një gërshetim të zbatimit të masave të ndërmarra nga qeveritë dhe përqafim e qasje pro-aktive nga komuniteti, ka theksuar eksperti i shëndetësisë, Skender Syla.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …