Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka njoftuar se qytetarët shpenzojnë afër 150 milionë euro në vit për shërim jashtë Kosovës. Ai bërë të ditur se këto të dhëna janë marr nga statistikat e Bankës Botërore. Shërbimet mjekësore në vend vazhdojnë të mbesin të mangëta andaj edhe qytetarët kërkojnë trajtime jashtë Kosovës. Konsiderojmë se për shkak të politikave që i kemi dhe mos marrjes së shërbimeve shëndetësore, shpenzohen 120 deri 150 milionë euro në vit nga qytetarët në spitale private (jashtë Kosovës). Sikur këto të holla të investoheshin brenda vendit, shërbimet do të ishin të mira, ka thënë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …