Refuzimi i ftesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për intervistim, nga kushdo qoftë, nuk është gjë e ligjshme, thotë ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha. Lista Serbe, partia udhëheqëse serbe e Kosovës, ka konfirmuar më 9 qershor se zyrtarët e saj të lartë i kanë refuzuar ftesat e Prokurorisë Speciale të Kosovës për t’u marrë në pyetje. Radio Evropa e Lirë i është drejtuar kësaj prokurorie me pyetjen se cilat janë procedurat dhe hapat ligjorë, që pasojnë rastet kur ftesa e saj për intervistim refuzohet, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje. Prokuroria nuk ka dalë as vetë me ndonjë njoftim për ftesat e pretenduara për intervistim. “Nëse ftesa refuzohet, atëherë lëshohet urdhëresa që ai [personi i ftuar] të sillet me dhunë. Menjëherë. Vetëm caktohet termini kur ka kohë prokuroria të merret me palën, në bazë të asaj se si e ka radhitjen e intervistave dhe të marrjes në pyetje të njerëzve. Nuk ka ndonjë afat tjetër. Refuzimi mund të sjellë pak vonesa, pak probleme, por patjetër se [intervistimi i individit nga prokuroria] ka për t’u ekzekutuar”, thotë Sylë Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …