Në konferencën për gazetarë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, lidhur me vdekjen e Astrit Deharit, më 5 nëntor 2016 në Burgun e Prizrenit ka deklaruar se “pas një hetimi të gjatë, ne si prokurori kemi ftuar përfaqësuesin dhe prindërit e Astrit Deharit për t’i njoftuar për rezultatin. Vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike apo mbylljes së rrugëve të frymëmarrjes. Rezultati i analizave për barna është negativ. Informojmë se natën e incidentit nga Policia e Kosovës dhe ekspertët kanë filluar ekzaminimin e vendit të ngjarjes ku janë gjetur edhe disa dëshmi të ndryshme. Dhoma e tij ku ka qëndruar është mbyllur ku edhe janë shtjelluar hetimet. Nga qendra e paraburgimit janë marr xhirimet dhe janë hetuar 17 persona, të cilët janë marrë në pyetje nga ata janë marr të gjitha dëshmitë. Nga dëshmia e siguruar nuk është vënë asnjë dëshmi për përleshje fizike në mes të paraburgosurve apo personave të sigurisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …