Ish-diplomati, Sylë Ukshini, ka deklaruar se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ishte përfshirë në pakon e Ahtisaarit me qëllim që të bindte Rusinë për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Sipas tij kjo lëvizje ishte një përpjekje për të siguruar miratimin e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke shmangur kështu veton ruse dhe duke lejuar zbatimin e planit të Ahtisaarit, i cili do të përfundonte misionin e OKB-së në Kosovë brenda 120 ditëve. Serbia ka përfituar maksimalisht nga kjo situatë, duke shfrytëzuar të gjitha favorizimet që ishin projektuar për palën serbe në kuadër të pakos së Ahtisaarit. Ajo ka marrë të gjitha bonuset e ofruara nga plani, por nuk ka pranuar asnjë detyrim ndaj shtetit të Kosovës, ka saktësuar veprimtari dhe analisti, Sylë Ukshini.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …