Sylë Ukshini: Jeta e Gurselit dhe e Bajramit ishte betejë

Gurseli e Bajram, pos që ishin vellezër, ishin edhe bashkëveprimtar politik, ishin artistë, ishin bashkëluftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) dhe ishin bashkë kur u flijuan në frontin e luftës çlirmtare, në Jezercin historik.
Ata janë kudo bashkë dhe kështu do të mbeten bashkë, sepse luftuan që ne të jemi bashkë të lirë. Vepra e tyre është dhe do mbetet përherë frymëzim dhe model, sepse në ta gërshetohen vlera më të mira njerëzore, intelektuale, krijuese dhe kombëtare.
Dy dajët tanë, Grusel e Bajram Sylejmani i kujtojmë sot dhe gjithmonë me krenarinë për rrugëtimin e tyre konsekuent dhe unik, ata përfaqësonin, po ashtu, pikën kulmore të rezistencës shqiptare të deriatëhershme ndaj ideologjisë hegjemoniste serbomadhe. Prandaj, Gurseli e Bajrami janë si qinj që bëjnë dritë përherë mbi Republikënntonë.
Me sakrificën e tyre i dhanë vulë kthesës historike dhe kontribuan në mposhtjen e errësirës gjatë serbe në Kosovë. Jeta e vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani ishte betejë!

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …