Përndezja antishqiptare e Beogradit dhe sulmi terrorist mbi policin e Kosovës
– Guximi i Vucicit për të dërguar njësite të armatosura brenda Kosovës është edhe rrjedhojë e përkdheljes së tepruar të Perëndimit ndaj Serbisë. Vucic po tregohet më i guximshëm se pararendësi i tij Miloshevic. Derisa ELEX vrapon për konfiskimin e “armatimit të rëndës” të shqiptarëve (të telefonave celular) Vucic dhe strukturat e tij të armatosura ilegale operojnë brenda territorit të Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare ose dujet të disiplinojë
Serbinë, ose duhet të mos pengojë më ngritjen e kapaciteteve ushtarake vetëmbrojtëse të Kosovës.
– Kur në shtypin dhe politikën serbe është përndezur një klimë dhe antishqiptare, që është identike me atë të viteve tetëdhjetë të shekullit 20, që në qendër kai viktimizimin e serbët të Kosovës me pretendime se ata po dëboheshin e torturoheshin nga shqiptarët shumicë në Kosovë (derisa organizata EULEX dhe KFOR heshtin), vazhdojnë sulmet e armatosura të Serbisë ndaj policisë dhe çdo gjë që është ka të bëjë me Republikën e Kosovës.
Në këtë situatë të rëndë për vendin kërkohet si asnjëherë më shumë unitet të brendshëm i faktorit shqiptar në Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri, në mënyrë që Kosova t’i kundërpëgjigjet agresionit agresionit të Beogradit, të cilin dëshiron ta maskojë me viktimizim.
Ky agresion dhe trimërim serb i Beograd ka marrë hov kur BE për 12 vjet me radhë nuk ka arritur jo vetëm të artijë një marrëveshje për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, poa as të realizojë marrëveshjen për targat e makinave. Pa dyshim, vetëviktimizimi serb fitoi legjitimitet ndërkombëtar kur qindra masakra serbe mbi shquptarët e Kosovës mbetën të padënuara, ndërkohë që me disa deponime të fabrikuara të shtetit serb dhe të një senatori ziceran u krijua Gjykata Speciale, e cila në vend se të zbardhe krimet dhe gjenocidit serb, ka nisur “luftën e madhe” për kapjen e telefonave në Kosovë.
Ndërkaq përçarja e brendshme në Kosovë ( sigurisht e ndihmuat e nga faktor të lartpërmendur) nuk ka si të mos na e kujtoj ngjarjet nga romani “Viti i mbrapshtë” i Kadaresë!
Ndërkohë, Daçiq, një zëdhënës i partisë së Milosheviqit, dhe Vucic, ministër i informacionit të qeverisë së Milosheviqit, flasin me heroizëm për të kaluarën e tyre dhe periudhën kriminale të Miloshevecit, si dhe i japin zjarr propagandës anishqiptare me gjuhën e pararendësit të tyre.
Kjo dituatë, kur agresori luan rolin e viktimës mund të përshkruhet me fjalët e Albert Camus: “Ditën kur krimi mëveshët me pafajësi, me një përmbytje kureshtare që është specifike për kohën tonë, është pafajësia ajo që duhet ta justifikojë veten”.
Në anën tjetër, sjellja e BE-së më kujton pafuqinë e Koncertit Evropian për ta mbrojtur pavarësinë e posanjohur të Shqipërisë në fillshekullin 20. Na kujton po ashtu edhe mosunitetin dhe pafuqinë e saj në vitet e fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990-të, kur agresori luante rolin e viktimës. Këtë situatë e ka përshkruar në mënyrë monumentale studiuesi Pascal Brucknet në librin “The Temptation of Innocence: Living in the Age of Entitlement”, (2000): “Lufta që shkatërroi territorin e ish-Jugosllavisë që nga viti 1991 dhe që ishte paramenduar prej Beogradit, u bazua mbi një keqinterpretim fantastik: Torturuesi e shfaqte veten si martir dhe Evropa, në pajtim me torturuesin, i paraqiste ata që sulmoheshin (kroatët, boshnjakët, shqiptarët e Kosovës) si përgjegjës për tragjeditë që u kishin rënë mbi kokë. Nëse u dilte ndonjë problem, thuhej se e kërkuan të zezën – ishin ata fajtorët! Pse ky gabim tmerrues, pse pothuajse për një vit, intelektualët, politikanët dhe gazetarët perëndimorë, kishin ngrënë karremin e propagandës serbe. Dhe si mundet një person aq i informuar, si Francois Mitterrandi, të deklaronte më 29 nëntor 1991 (gjatë një interviste për “Frankfurter Allgemeine Zeitung” pikërisht në kohën kur qyteti i Vukovarit porsa ishte djegur rrafsh me tokë dhe kur çereku i territorit kroat kishte rënë nën kontroll të ish-ushtrisë federale), se “Kroacia, e jo Serbia, i përkiste bllokut nazist?”
Kjo sjellje toleruese dhe e njëanshme e Bashkësisë Evropiane ishte një dritë jeshile për Serbinë që të vazhdonte me sulmet ndaj popujve fqinj në përpjekje për krijimin e Serbisë së Madhe. Edhe sot Serbinë e vogël e ndjek përherë hija e Rusisë, e cila është e lidhur me Serbinë me nyje fetare, emocionale dhe etnike – hija e një harku të ri ortodoks pansllav. Për krejt ata në Beograd dhe kudo qofshin në rrënoja të perandorisë jugosllave që ëndërrojnë hakmarrjen kundër Perëndimit për dhe që ndihen të poshtëruar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Serbia e Vucici ofron modelin e suksesshëm për të propagandës të vetviktimizimit mahnitës. Vuci, duke kërkuar shfajësimin e madh për krimet rrëqethëse të Serbisë, mjafton të maskohet si viktimë që të falet Serbia. Perëndimi ka kohë, për të mos thënë menjëherë pas përfundimit të luftës, i ka lejuar vetes të shantazhohet prej retorikës serbe të vetviktimizimit!