Me 1 prill 1999 në Konferencën “Humanitetet dhe stabilitetet në Evropën Juglindore”, e cila u zhvillua në Bonn të Gjermanisë, në Petersberg, për të gjetur përgjigje efektive për t’i dhënë fund krizës humanitare, u bë e ditur se shërbimet inetelegjente kishin zbuluar se fushata e dëbimbe dhe vrasjeve masive në Kosovë dhe zhdukja e dokunenteve të identifikimit ishte pjesë e një plane të elitës politile dhe ushtarake të Serbisë.
Plani “Patkoi” për vendet anëtare të NATO-s kishte vlerë të madhe, për shkak se përmbyste narracionin e dëbimit spontan të shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të sigurisë, siç argumentonin atëbotë miqtë dhe përkrahësit e Milosheviqit në Evropë, sidmos partitë e ekstremit të majtë “antimperialiste”, të cilat i kundërviheshin intervenimit të NATo-s në luftën e Kosovës, edhe pse ky aksion humanitar synonte ti jepte fund vrasjve dhe dëbimeve në masë të shqiptarëve të Kosovës.
Duke u bazuar në informatat e shërbimeve të fshehta perëndimore, konfirmohek se spastrimi etnil në Kosovë nuk ishte reagim spontan i serbëve ndaj bombardimeve të NATO-s, siç pretendonin rrumat majtiste “antimperialiste” në Evropë, por një plan, i cili ishte planifikuar qëmoti dhe me kujdes nga kreu shtetëror i Serbisë.
Dhe vërtetë, rikonstruktimi i aktiviteteve ushtarake të forcave serbe të sigurisë, që nga fillimi i ofensivës së tyre në Kosovë, i ngjasonte një patkoi, pasi ofensiva me shpejtësi lëvizej përpara nga veriu në drejtim të jugut.
Plani “Patkoi” ishte instrument dhe vazhdimësi e programeve hegejemoniste serbe që nga Grashanin e më pas edhe nga Çubriloviqi dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Sidoqoftë, edhe pse Serbia u bombardua, doktrina serbe e spastrimit etnik mbeti e pa dënuar. Përkundrazi, në disa qarqe eveopiane kujdes një zell i tepruar për të bërë një simetri mes kritmit shtetëror serb dhe ndonjë krimi hakmarrës dhe individual të shqiptarëve pas përfundimit të luftës. Pa dyshim, një përpjekje e tillë nisi me librin racist të Carla Del Oonte dhe vazhdoi me raportin e Dick Marty, i cili më pasi shtoi presionin ndërkombltar për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila është fytyra më e keqe e drejtësisë së deformuar të drejtësisë ndërkombëtare dhe që shkon në drejtim të relativizimit të krimit të gjatë serb në Kosovë 1989-1999.
Palni “Patkoi” shpërfaq synimet dhe metodat naziste serbe ndaj Kosovës dhe popullatës shumicë shqiptare. Ky plan është emblematika e politikës së serbizimit të dhunshëm të Kosovës, të projektuar nga qarqet shtetërore të Beogradit.