Sot, në kuadër të shënimit të përvjetorit të rënies së heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, në emër të Sektorit për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, kemi vendosur buqeta lulesh pranë varreve të këtyre heronjve. Me këtë gjest simbolik, shprehim përulësinë dhe nderimin tonë për jetën dhe veprën e tyre të lavdishme, në shërbim të atdheut dhe të lirisë që sot e gëzojmë të gjithë.
Lavdi e përjetshme heronjve të kombit!