Sylejman Krasniqi: Mashtrimet e rradhës rreth rritjes së pensioneve për kontributdhënës

          Maratona e rritjes së pensioneve për pensionerët kontributdhënës ka fillua diku nga fundi i vitit 2014. Dolën  fjalë nga zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenjes Sociale se që nga janari i vitit 2015 do të bëhet skema e rritjes së pesioneve për  kontributdhënës dhe ato do të fillojnë të ndahen menjèherë.  Dhe pensionistët, si  nevojtarë që ishin, e besuan këtë lajm.  Me gëzim e pritnin vitit e ri 2015 sepse  shpresuan që viti që vjen do të jetë më leht i përballueshëm  për  xhepin e tyre të cekët.

Në pritje ditët, javët dhe muajtë shkojnë më ngadal. Muaji priill i vitit 2015 erdhi pa risi në rritjen e këtyre pensioneve. Pensionerët filluan të përshpërisin  rrugëve dhe nëpër kafene  me njeri – tjetrin se nuk do të ketë rritje të pensioneve.  Flitej  me të madhe  për  mjetet që u ishin premtua se janë sigurua nga ministria përkatëse  por se ato diku ishin tretur.  Nuk vonoi shumë dhe po nga Ministria e Punëave dhe  e Mirëqenjes  Sociale u dha informata se të hollat ishin sigurua nga Ministria e Financave dhe se pensionet për kontributdhënës do të ndahen me pensionin e muajit qershor. Thanë se do të përpilohet edhe njëfarë skeme  e kategorizimit  në kontributdhënje.

Kaloi edhe qershori  pa rritje të pensioneve për kontributdhënës. Prap ata mbetën me gishta në gojë. Po them kështu sepse pensionerët u mashtruan për të satën herë. Dhe kur u rrit së tepërmi paknaqësia tek kjo shtresë e pensionerëve, vet ministri  i  Ministrisë së Punës dhe i Mirëqenjes Sociale doli me një deklaratë se pensionet për kontributdhënës do të rriten me nga 100 euro  prej muajit të ardhshëm(sa më kujtohet nga muaji  tetor ,nëse nuk gabohem).  Si duket kjo deklaratë e këtij ministri ishte vetëm sa për    qetësua  paknaqësinë tek kjo shtresë dhe për ta  amortizua ate edhe për  një kohë.  Vetëm dy ditë më pas doli në konference për shtyp ministri  i financave dhe tha se rritja nuk do të jetë nga 100 euro për të gjithë dhe se mjetet nuk janë sigurua ende por shpresojmë që ato do të sigurohen së shpejti. E  kjo  “së shpejti” e përkthyer në gjuhën e mirëfillt do të thotë “së ngadalti”. Nga këto deklarime u muarr vesh( ose u kuptua ) se si ministrat ia kriposin shoqi-shoqit  premtimet  dhe se si e testojnë opinionin e verbër.  Bile ministri i Financave e lansoi edhe mundësinë e bërjes së një kategorizimi  të pensionerëve kontributdhënës në bazë të viteve të punës dhe të nivelit të shkollimit. Ai tha se kjo punë do të kryhet deri në vitin e ri  dhe pensionet me rritje do të merren nga janari I 2016-së. Mirëpo ky lloj i të shprehurit  lë të kuptohet se kategorizimi don punë shumë dhe se do të zgjatë  me muaj dhe me stinë të tëra.

Dhe vërtetë ashtu edhe ndodhi. Erdhi  janari I 2016-tës dhe pensionet me rritje nuk duken askund. Në javën e parë të janarit  kriposjen e rritjes së pesioneve e  mori përsipër  kryeministria. Ajo pruri vendimin që pesionet për  kontributdhënës të rriten nga 140 euro në “gjithësejt” 158 euro. Lajmin e bëri të ditur para kamerave televizive kryeminstri  së bashku  me  Shaban  Kajtazin, si përfaqësues   i pensionerëve të Kosovës. Shaban Kajtazi sot ka qenë në shërbim  partiak se jo në shërbim të shoqatës së pensionerëve.  Po të kishte qenë në shërbim të shoqatës së pensionerëve  nuk do të zgërdhihej  para kamerave thua se e ka  bërë namin.Thanë se pjesa tjetër e rritjes do të bëhet shumë shpejt dhe posa të kompletohet dokumentacioni i kërkuar. Pensionerët, si  nevojtarë që janë, të nesërmen  ia mësynë zyrave të shërbimeve për pesnionerë  për të kompletua dokumentet e kërkuara. Por as pas një jave askush nga zyrtarët nuk kanë dijeni se çfarë dokumentash duhet pregatit.

Se kush do të jetë kriposësi I rradhës për pensionerë nuk e di. Por një gjë tashmë dihet se ministrat I treguan aftësitë e tyre për kriposje. Por pse pati nevojë me u angazhua  edhe kryeministri dhe përfaqësuesi I pensionerëve  për  kriposjen e premtimeve të ministrave  mbetet të shihet në vazhdim të ditëve,  javëve, muajëve  e ndoshta  edhe të viteve…

 

Sylejman Krasniqi: Edhe një herë për “kombin kosovar”                                                        

Reagim ndaj shkrimit të Nexhmedin Spahiut me titull “Koncepti I Kombi” I botuar  në të           përditëshmen “ Kosova sot” të dates 30.12.2015.

 

Ka kohë që nuk është marrë askush me ‘Kombin kosovar”. Prej se është përurua  libri i këtij autori me titull “Foshnjëria e kombit kosovar” në Mitrovicë, diku nga qershor  i vitit 2014, e deri më sot(apo më sakt deri në numrin festiv të gazetës”Kosova sot” në dhjetorin e 2015-tës) nuk kam lexua ndonjë shkrim serioz për ose kundër “zbulimit” të “kombit kosovar”  të Nexhmedin Spahiut dhe të një dyzine “intelektualësh” të nivelit të Spahiut. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja e paraqitjes, në numrin festiv të gazetës  “Kosova Sot”, të Nexhmedin Spahiut me një analizë të formimit të kombeve. Dhe nga frika se mos po vonohet formimi i kombit të tij kosovar  muar mundimit dhe u paraqit edhe një herë me idetë e tija gjeniale  rreth formimit të kombeve. Deshi që të nxis edhe një herë kërshërinë e opinionit të “verbër” dhe të “shurdhër” në Kosovë dhe më gjërë. Por  tani  i  thirri në ndihmë edhe shumë shtete, personalitete, filozofë, politikaj të huaj dhe të vendit, shkrimtarë etj.

Fantazia e autorit ( Nexhmedin Spahiut) mundohet që të na  i hijeshon shtetet që nuk e kanë pranua Kosovën si shtet të pavarur pasi ato shtete nuk po e pranuakan kombin më të ri në botë,pra “kombin kosovar”. Dhe çuditërisht  këto shtete qenkan    ujdi të plotë me Boris Tadiqin e Sërbisë dhe me elitën e tashme politike të Kosovës. Keni parasysh vetëm shtetet si Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Qipron dhe Spanjën. Nuk e paskam dijtë se sa mike i kemi këto shtete!? E Sërbinë mos  ta përmendim fare. Ajo do të na pranonte pa ngurim sikur të paraqiteshim si shqiptarë por jo kurrsesi dhe asnjë mënyrë si “komb kosovar” sepse atëherë do të “rrezikohej” edhe qenja e vet Sërbisë si shtet! Sepse si kombi ri që do të ishim ne do të bënim “mrekullira” prandaj edhe kurrsesi nuk bënë të pranohet Kosova me këtë komb të tmerrshëm “kosovar”…

Kurse për Boris Tadiqin mund të them  sinqerisht se më vjen shumë keq që ai nuk është “intelektual” i kalibrit tëndë ( Nexhmedinit) prandaj nuk është largpamës si ti.Mandej ate edhe nuk ka patur kush ta këshilloi sepse me Akademinë e shkencave të tyre nuk këshillohet e as nuk bashkëpunon!? Pastaj as me Kishën ortodokse nuk i ka punët mirë kaherë!? Me Shoqatën e shkrimtarëve të Sërbisë dhe me Francuska 7 është prishur moti. Unë nuk e fajësoi Tadiqin sepse të gjitha këto institucione sërbe së bashku nuk mundën ta tjetërsonin shqiptarin që nga 1912 e deri në ditët e sotit. Dhe nuk është se u munduan pak. Që nga sharraxhiu në sheshet e Beogradit i viteve  1946 e deri në  vitet  1970 e më tej kur shqiptari quhej “pa të keq”  shiftari apo shiptari. Për fatin tonë të “keq” këto përpjekje sërbe për shartimin tonë nga shqiptar në shifter ose shiptar (atyre nuk ka patur kush t’iu thotë se termi kosovar do të ishte më i pranueshëm për “intelektualët” tanë të tanishëm) nuk i dhanë rezultatetet e dëshiruara. Këto marifete i demaskoi atëbotë Esat Mekuli me shokë e në mungesë të Spahijëve të sotit. Nuk e “bleu” pazari atëbotë marifetin sërb se qytetarët e Shqipërisë janë allbanca(shqiptar) e ne në Kosovë jemi shiftar ose shiptar. Pra se nuk jemi i njejti komb por dallojmë shumë nga ata të Shqipërisë. Prandaj Tadiqi ka hjek dorë nga këto kombinime dhe është tërhequr me urtësi. Por Tadiqi e din fort mirë se “lisi çahet vetë nga pyka e vet”.

Në një vend thua se “Po të ekzistonte,për presidentin e Sërbisë,kombi kosovar atëherë ai do ta pranonte shtetin e Kosovës”. Dhe me kaq problemi u zgjidh. Për hatër të Sëbisë edhe ne po e ndrrojmë veten dhe po bëhemi “komb kosovar” sepse ashtu po ka dëshirë fqinji ynë i parë dhe shumë dashamirës ndaj nesh.. Pra kombin po e ndryshojmë për hatër të fqinjësisë së mirë dhe me ndërmjetësimin tëndë ( si mësit i mirë që je). Gjuhën e kemi dhuratë nga Sinan Hasan. Mirë fort. Simbolet na i ka lënë Hashim Thaçi me Ahtisarin. Alfabetin kush do të na e dhuroj? Mund ta marrim alfabetin grek se e kemi edhe ate mik dhe dashamirë të vjetër. Ndoshta dikush dëshiron që alfabetin ta marrim nga arabët sepse edhe ata nuk po na pranojnë si shqiptar porse si kosovar po se, përndryshe,do të koriteshin me sërbët miqët e tyre që nga Naseri e deri tek Gadafi. Dhe besoj se do të fitoj varianti i alfabetit arab sepse edhe vetë Sërbia do të pajtohet. Bile Sërbia do të këmbëngul për alfabeitn arab sepse kështu do të paraqitej para politikanëve të Europës si shumë tolerant. Dhe pastaj lumë ne se deri ku kemi arritë me këto akrobacira. Sërbia do ta garantoj Europën se neve do të na “qetësoj” për përgjithmonë…  Na mbesin edhe shumë gjëra të tjera pa u konkretizua për kompletimin e “kombit kosovar” por sa të jetë kuzhina e Akademisë Sërbe, Kisha Ortodokse, Francuska 7 dhe me angazhimin tëndë të pakursyen ne, tashmë, nuk do të vuajmë për asgjë.

Nuk është mirë që t’i mohohet Sinan Hasanit merita për termin “kosovar”. Nuk e di se sa i kujtohet Nexhmedinit që Sinan Hasanit i plasi perdja kur ndëgjoi se u miratua gjuha standarde shqipe dhe drejtshkrimi i sajë në nëntorin e vitit 1972 në Tiranë. Në një mbledhje të Komitetit Krahinor të LKJ-së për Kosovë Sinan Hasani u ngrit dhe i akuzoj pjesëmarrësit nga Kososva në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë duke thënë se ne nuk kemi nevojë për atë gjuhë sepse e kemi gjuhën tonë –kosovarishten. Pra ky është kumbarë i “kombit kosovar” dhe i gjuhës “kosovarishte” njëkohësisht. E nuk e dij pse Spahiu e ngatërron Mitrush Kutelin me këtë akuzë të rëndë. Meritën duhet që ta bartë ai që e meriton…E Mitrush Kuteli duhet të lexohet mirë dhe porosia e tij me atë vjershë të interpretohet drejt e jo të shtrembërohet për qëllime dhe levërdi të të huajëve..

Thua se shtetet që e kanë pranua Kosovën për shtet të pavarur këtë e kanë bërë në emër të “kombit kosovar”! Sa zbulim i këndshëm i një “intelektuali” “kosovar”. Tash e kuptova se sa në krizë është projekti yt me atë dyzinën e sojit tëndë. Prandaj i ke ftuar në ndihmë edhe OKB-në dhe të 108 shtetet të cilat e kanë pranuar Kosovën falë projektit që e zbulove dhe po e reklamon  ti me disa Don Kishotë të shekullit 21. Opinioni nuk e din se OKB-ja qenka ofiçaria për regjistrimin e kombeve dhe të etnive. Përpara regjistrimi në ofiçari bëhej edhe me dy dëshmitarë. Sipas teorisë tënde tani OKB-ja i ka 108 dëshmitarë dhe shpejto e regjistroje “kombin kosovar” sa nuk kanë ndryshuar rrethanat se druaj do të bëhet vonë. Kam frikë se mos pendohet Shqipëria që e pranoi Kosovën ndër të parat.  Ndoshta tani i ka ra ndërmend se Kosova është pranua si komb kosovar dhe prandaj edhe mund t’i bie pishman dhe të tërheq aktin e pranimit…

Në një vend  thua se “…gati të gjithë liderët politikë të Kosovës dhe e ashtuquajtura elita e kosovare  pajtohen me presidentin Tadiq që nuk ekziston kombi kosovar”. Më vjen keq shumë por konstatimin e fundit nuk mund ta pranoj si të sakt. Do të isha pajtua me ty sikur liderët e përfshirë në luftën çlirimtare, dhe tjerët, të kishin  miratua në Kuvendin e Kosovës( me propozimin e Akademisë tonë të shkencave, të inteligjencës tonë të mirëfillt, të shoqërisë civile dhe pas një debati të gjërë në popull) flamurin tonë tradicional me shqiponjë të zezë e me sfond të kuq dhe krahas me te edhe himnin tonë  shumë domethënës. Flamuri dhe himni kanë qenë frymëzuesit kryesor  për të gjitha kryengritjet dhe luftërat tona  çlirimtare. Po të kishim heq dorë nga flamuri dhe himni me kohë.., nuk kemi patur nevojë as të luftojmë dhe as të shkatërrohemi deri në këtë masë. Në kohë shumë më të vështira( në vitet e errëta  të dhjetëvjetshit të nëntë të shekullit të kaluar) nuk  kemi  heq dorë nga simbolet kombëtare edhe në kushtet e një shtetrrethimi me tankse. Atëherë shumë lehtë mund ta paguaje me kokë kundërshtinë ndaj regjimit sërb kurse sot për një kundërshti  ndaj ndërkombëtarëve ( ose vetëm për këmbënguljen e paraqitjes e kërkesave reale të popullit tëndë) , më e keqja që mund të të ndodh, mund të largoheshe nga posti politik. E politikanët tanë më me dëshirë i ndryshojnë simbolet kombëtare dhe e copëzojnë shtetin  se sa lëkunden nga karrigat e tyre të turpit. Elitat e politikajve të pasluftës  ose  bëjnë argartin  e “kombit kosovar” ose janë bashkëautorë  dhe bashëideator të këtij projekti .  Këte e them sepse lejojnë, që në ditën me diell,  Akademia e jonë të përpiloj  historira dhe fjalorë  të ndryshëm  të Kosovës  ndaraz nga ato të Shqipërisë. Dhe këto me paratë e taksapaguesëve.  Me ose pa vetëdije  jeni  duke e përgatitur kurthin e ndarjes nga trungu shqiptar. Ndoshta janë duke e vazhduar   “Jugosllavikën” e cila iu mbeti  në mes të gjorëve  dhe  klasës  KOS-iste  të akademikëve të Kosovës . Unë nuk jam në dijeni që ndonjëherë është shkrua ndonjë fjalorë  çfardo qoftë ose tekst historia nga akademikët e Shqipërisë e të mos jetë e përfshirë edhe e gjithë treva e Kosovës me të gjitha trojet shqiptare në ish-jugosllavi. Por , nejse , le të vazhdojnë rrugën që e kanë nisur me vetëdëshirë. Prapa do i ndjek turpi I historisë.  Të gjithë ata që e ndjekun këtë rrugë të turpit  do ta kenë të njejtin fat. Kjo është aksiomë  e historisë. Është për të ardhur keq shumë por e vërteta  është se popullin e kemi në nivel  më të lartë të vetëdijes kombëtare  se pjesën dërmuese të elitës së sotme politke në Kosovë. Dhe nuk është çudi që një ditë ata(populli) do të përvilet dhe ta marrin fatin e Kosovës  në duart e veta.

Më tej thua se “Me planin e Ahtisarit dhe rrjedhimisht edhe me Kushtetutën e Kosovës,shqiptarët katolikë  nuk kanë vende të rezervuara në Parlamentin e Kosovës. Pse? Sepse Ahtisari e ka konstatuar  se ata janë pjesë integrale e”kombit kosovar”. Si duket  ti  paske  patur shoqëri të ngushtë me Ahtisarin. Sepse po i din edhe konstatimet e Ahtisarit. Prej atij e paske marrë vesh se katolikët janë pjesë integrale e kombit kosovar.Po për katolikët e Shqipërisë, të lutem shumë, a të tha gjë Ahtisari yt? Nga po ia mbajshin ata? A do të ketë vend edhe për ortodoksët në “kombin kosovar?  Mendova për ata ortodoks që, deri  para themelimit të kombit tëndë , (pra kombit kosovar),  ishin shqiptarë. A do të kenë ata vende të rezervuara? Po shiitët dhe synitët ? Françeskanët  me cilin komb i kishte sistemua  ai ( Ahtisari pra)?

Po shihet se me këto manipulimet  e  tua ke shkuar shumë larg. Ke fillua me shti  shumë cpirra kohët e fundit. Ke fillua ta shtishë pykën e përçarjes edhe atje ku nuk ka mundur asnjë armik ti fus hundët. Nuk do të çuditesha sikur herën tjetër të paraqitesh me dyshime se nga do ti renditë Ahtisari,apo ndonjë Ahtisar tjetër, fiset tona si; shalën,berishën,krasniqen,hotin,gashin kelmendin e etj.etj ? Nejse. Këto ndoshta janë projektet e tua për të ardhmën e afërt. Apo ndoshta  po pret sa të qetësohet dhe stabilizohet “kombi kosovar”. Një gjë besoj se do ta kesh mësua nga historia se: që nga pellazgët e lashtë, epirotët, ilirët, arbërit, shqiptarët do ta kenë ndryshua emrin e tyre por gjithëmonë si tërësi etnike e kurrë të copëzuar e të ndarë në disa kombe a etni sikur mundohesh ti tani. Ka raste që në ecejaken tonë ndër shekuj edhe të jenë asimilua pjesë të kombit në rrethana tepër të ndëlikuara historike por të ndahen në disa pjesë e të marrin emra të tjerë nuk ka ndodhur kurrë. E as që do të ndodh ndonjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …