Dëshmitari Sylejman Selimi pohoi se deri në pranverë të vitit 1998 nuk kishte nivele komanduese në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe zonave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë pohim, dëshmitari e bëri gjatë pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit, përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq, raporton “Betimi për Drejtësi”. Mishetiq fillimisht e pyeti dëshmitarin se çfarë ishte Grupi i Prekazit, ku ishte i përfshirë edhe vetë Sylejman Selimi. Ai tha se ky grup kryesohej nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Hamëz Jashari Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra”, tha Selimi, kur u pyet se kush tjetër përveç tij bënte pjesë në këtë grup. Dëshmitari u pyet gjithashtu se a është e vërtetë që ka thënë se më ’97-ën ka dëgjuar për një Shtab të Përgjithshëm. Gjithmonë kam dëgjuar për Shtabin e Përgjithshëm dhe anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, por nuk i kam njohur dhe nuk e di se ku e kanë pasur selinë. Sylejman Selimi saktësoi se deri në mars të vitit 1998, ka pasur vetëm një autoritet kryesor. Adem Jashari ka qenë gjithmonë prijësi dhe komandanti kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Sylejman Selimi.
![](https://www.radiokosovaelire.com/wp-content/uploads/Sylejman-Selimi-660x330.webp)