Kryetari i Këshillit Kombëtar Boshnjak, Sylejman Uglanin i dërgoi letër mirënjohjeje kryetarit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në të cilën thuhet: I nderuar President Thaçi, shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për pritjen tuaj më 23 shkurt 2017 në Prishtinë, të delegacionit në përbërje nga përfaqësues të Këshillit Kombëtar Boshnjak, Partia e Veprimit Demokratik të Sanxhakut dhe organizata “Kosova për Sanxhakun”. Gjithashtu ju na keni nderuar shumë me rastin e organizimit Akademisë përkujtimore për jetën dhe veprën e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës dhe ftesës për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe.
