Sylejmani paraqet raporti financiar tremujor të komunës së Rahovecit për vitin 2016

Bazuar në të dhënat që ka drejtoria për Buxhet dhe Financa, inkasomi i të hyrave vetanake në Komunën e Rahovecit në të gjitha kategoritë ka arritur  mbi 337,000 euro, nga 1.158.014.00 që janë planifikuar për vitin 2016. Kurse shpenzimi i buxhetit për vitin 2016, ka arritur në  21.68%.

Lulzim Sylejmani, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit në lidhje me inkasimin e të hyrave vetanake shprehet se ka një realizim të kënaqshëm sa i përket tremujorit të parë të vitit 2016 dhe pres që deri në fund të vitit të realizojmë edhe planifikimin.

Kurse sa i përket shpenzimit të buxhetit  sipas ndarjes buxhetore për vitin 2016 është si në vijim:

  1. Pagat dhe Mëditjet …………….. 25.12 %,

  2. Mallra dhe Shërbime ………… 20.25 %,

  3. Subvencione dhe Transfere .. 40.23 %

  4. Shpenzime Komunale ……….. 22.30%. dhe

  5. Investime kapitale …………….14.64.%

Me inkasimin e mjeteve financiare në të gjitha kategoritë e në veçanti tek tatimit në pronë Komuna, mjetet e inkasuara do ti kthej në investime kapitale siç janë rregullimi i rrugëve,  kanalizimeve, trotuareve, ndriçim publik dhe në rregullimin e hapësirave publike në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.

Raporti financiar i tremujorit të parë të vitit 2016, do të diskutohet edhe në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, që pritet të mbahet gjatë muajit maj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …