Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami paraditen e së martës ka pritur në takim homologun e tij nga Komuna e Gjilanit, Ramiz Krasniqin, me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, gjegjësisht mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Gjilanit  në fushën e bujqësisë dhe mbrojtjes së pyjeve. Drejtori Bajrami i ka njoftuar mysafiren me gjendjen në sektorin e bujqësisë në komunën e Ferizajt si dhe hapat që ka ndërmarr ekzekutivi, me mbështetjen e fuqishme edhe të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të vendosur rregull në investimet në fushën e bujqësisë. Shqetësuese për të dy komunat u vlerësua dëmtimi i pyjeve, por edhe problemi me qentë endacak, sfidë kjo institucionale si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Në anën tjetër, Ramiz Krasniqi, drejtor i  bujqësisë në Komunën e Gjilanit u  shpreh tejet falënderues për gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të ndihmuar në këtë sektor duke siguruar forcimin e raportit të bashkëpunimit mes këtyre dy komunave. Po ashtu interesim të veçantë drejtori Krasniqi tregoi për projektin e furnizimit të fermerëve me kulturën e arrës projekt i realizuar tashme nga komuna e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …