Një shtet i mirë ndërtuar, një shtet i menaxhuar si duhet, gjithmonë e rregullon jetën e qytetarit të saj me përgjegjësi.
Në Kosovë, në vazhdimësi shohim lëshime trashanike në të gjitha nivelet shtetërore. Kjo ndodhë për shkak të privilegjeve partiake, interesave të ngushta biznesore dhe si rezultat i një mendësie të tillë edhe shtetin e kemi të brishtë.
Ky boshllëk i thelluar tashmë që nga mbarimi i luftës së fundit e deri me sot, i ka hapur dhe lëshuar rrënjët aq gjerë e gjatë prandaj edhe është duke u vlerësuar si diçka normale në vazhdimësi.
Një përditshmëri e këtij lloji, e pa perspektive, po i jep në vazhdimësi vetëm telashe të një pas njëshme qytetarëve të vendit.
Një numër i madh i studentëve punojnë kamerierë për arsye se nuk munden të gjejnë punë në drejtimin të cilin janë profilizuar. E gjithë kjo është nga mungesa e praktikes, e cila luan rol kyq në përgjegjësinë ndaj vendit të punës. Ajo çfarë mund të quhet si problem dytësor është se nga mungesa e praktikes pastaj është edhe interesi partiak ku në një formë apo tjetër më shumë i shprben servilizmit dhe papërgjegjësisë, dhe si vazhdim i një politike të tillë, tash e sa vite, kemi edhe shfaqje turpi nga më të ndryshmet.
Tamam si të jemi pjesë e një cirkusi. Në këtë cirkus edhe gabimet më rënda gjatë shfaqjeve ndërrohen ndërmjet pozitave, roleve e përgjegjësive apo zëvendësohen me përformues më të rinj e të papërvojë me ç’rast i vetmi dallim është se durimi ndaj goditjeve së kamxhikut durohet në emër të famës (ministër, drejtor, shef, zëvendës, menaxher etj).
Vlerësimi apo gjendja e një shteti vlerësohet me edukimin e mirëfilltë të qytetarëve, me shëndetësinë e tij, me mirëqenien e vendit dhe me punësimin e avancimin e gjeneratava të reja në edukim e punë.
Kjo arenë e përformancave nga më të rëndat e më të turpshmet u ka kushtuar me jetë qytetarëve të cilët disa e humbën jetën duke bërë punë krahu, në mungesë të pajisjeve mbrojtëse gjatë punës sepse nuk kishin punë tjetër pasi ishin të diplomuar. Dhe të tjerë nga ushqimet helmuese në mungesë të trajtimit të duhur mjekësor ku përveç që mungon mjeku, nuk ka as barëra elementare e mos të flasim për pastërti, sepse punën si duhet mjeku e kryen tek ordinanca private, vetëm për shkak të parave.
Si vazhdim i këtij cirku dhjetëra vjeçar, qershia mbi torte mbetet rritja e pagave dhe ndihmesat mijëra euro të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve qeveritar, duke i tradhtuar dhe lënë në baltë si mos më keq qytetarët e vet. Kjo mënyrë, formë, metodë apo lloj udhëheqjeje i përngjanë më shumë një telenovele cirku, ku secila seri e këtij seriali të befason për të keq me çdo shfaqje ditore.