Taulant Balla

T. Balla: Përmirësimet ligjore në të dyja ligjet komponent të Paketës Antishpifje janë certifikuar tërësisht nga OSBE-ja

Përmirësimet ligjore në të dyja ligjet komponent të Paketës Antishpifje janë certifikuar tërësisht nga partneri ynë i rëndësishëm OSBE”, tha sot kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një prononcim për gazetarët, Balla deklaroi se dekretet e Presidentit Meta për dy ligjet që përbëjnë Paketën Antishpifje do të rrëzohen në Kuvend. “E thamë qysh në seancën plenare kur ky hap i rëndësishëm që Shqipëria hodhi për të luftuar dezinformimin si një kërcënim për cilësinë e demokracisë jo vetëm në Shqipëri po kudo në botën demokratike se Presidenti Ilir Meta, pas urdhrit të Lulzim Bashës do të kthente mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet komponent të kësaj pakete të parë me betejën me shpifjen”, tha Balla në një prononcim për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …