Vëllezër dhe motra!
Sot në këte ditë dimëri, malësia e Gjakovës dhe Kosova e Shqipërisë, po ndahen nga burri me i moçëm e me nam i këtyre kreshtave, Avdi Rexha i Krasniqës, Avdi Rexha i cili i jetoj dhe perjetoj dy shekuj jetë, shekullin 20 dhe 21 duke i prekë me dorë e shpirtë e duke i mundur në çdo betejë si shekullin që shkoj ashtu edhe këte që e kemi nisur! Jeta dhe vepra e Avdi Rexhës ishte, e thurur mbi sakrifica, akte njerzore e kobëtare, mbi akte nderi,burrërije e trimërije,Ai ishte model ku kalonte kufitë e katër vilajeteve të trevave shqiptare,se si duhet luftuar ,jetuar,qëndruar e falë ,siq falin burrat e motit ,për nder të çështjes kombëtare!Kulla e konferencës së Bujanit eshtë shkrehur në vajë ,sepse nga sot i mungon një burrë malsije i cili nga 2 janari i vitit 1944,e gjer me sot,i bëri roje nderi,si një rrap shekullor,për vendimet historike që u nxorën nga kjo kullë që trojet shqiptare të jenë në një shtet! E kulla e Balës plak në Isniq, pat fatin e madh që në kete kullë pati musafir shum malësor të prirë nga Avdi Rexha,ndërsa do i ruaj si një thesar të çmuar,e,përcjellë brez pas brezi fjalë e urta e domëthense të shqiptarit te madh Avdi Rexha që i mbajti me 13 qershor në vitin që shkoj në Isniq për nderë te ditës së renjes se dëshmorëve te Atdheut,dy bijve të Musë Mehmetit nga Isniqi.
I pa harruar qoftë kujtimi ,jeta dhe vepra e shqiptarit të madh; Avdi Rexhës!!!
Mërgim 27.12.2019
Mehmet Musa nga Isniqi