Tabela rrugore në Plavë që e quante Pejën pjesë të Serbisë shkakton reagime, heqet pas protestave

Një tabelë rrugore e vendosur në qytetin e Plavës, që i referohej qytetit të Pejës si pjesë e Serbisë, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Fotografia e tabelës, e cila tregon drejtimin për në Pejë të shoqëruar me emërtimin “Serbia”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe nxiti reagime të ashpra nga qytetarët dhe përfaqësues politikë. Në lidhje me këtë, deputeti në parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, i dërgoi një letër të hapur presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit malazez, Jakov Milatoviq, kryeministrit shqiptar Edi Ramës, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Në letrën e tij, Balidemaj theksoi se një shtrembërim i tillë i realitetit gjeografik dhe politik është një fyerje e rëndë për të gjithë ata që mbrojnë diversitetin dhe identitetin kombëtar, sidomos për popullsinë e Kosovës. Pas reagimeve të shumta, tabela është hequr nga autoritetet malazeze. Edon Balidemaj nga Forumi Shqiptar ka bërë të ditur se tabela ishte vendosur pa autorizim nga organet përgjegjëse të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kushtetuta, themeli i shtetit dhe demokracisë sonë

Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor të shtetit që buron nga …