Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: A duhet të presim të ndizet e tërë Kosova, që organet shtetërore të reagojnë?

Zjarre të shumta kanë kapluar mbarë Kosovën, po digjen fusha e male, thuajse nuk ka rajon që nuk është përfshirë nga këto zjarre, të shumtat të shaktuara qëllimisht apo nga pakujdesia. Po shkatërrohen hektarë të tërë të sipërfaqeve malore dhe fushave, po rrezikohen pronat private e publike, po rrezikohet jeta e zjarrfikësve të cilët me javë dhe muaj po luftojnë me këto zjarre, po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve të vendit. Ka disa javë që kemi paralajmëruar që gjendja me zjarret në Kosovë po del jashtë kontrollit. A duhet të presim që të ndizet e tërë Kosova, apo ndoshta edhe të kemi ndonjë viktimë nga këto zjarre, dhe tek atëherë  organet kompetente shtetërore të marrin masa për shpalljen e gjendjes emergjente? Apo ndoshta duhet të shpresojmë dhe të lutemi që sa më shpejtë  të kemi të reshura të shiut, në mënyrë që të zbutet situata me këto zjarre.

(Tahir Ahmeti, është  njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …