Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit

Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, Tahir Ahmeti, thotë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar mundësin e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit, për shkak të reshjeve të shiut, që pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Këto vërshime të mundshme, hyn në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mundë të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familijare dhe biznesore.

Vërshimet e paralajmëruara nga IHK, duhet të trajtohen seriozisht nga instucionet emergjente të Republikës së Kosovës, me qëllim marrjen me kohë të masave të duhura preventive, në mënyrë që dëmet e mundshme në rast të këtyre vërshimeve të jenë sa më të vogla. Ndërsa në rastë nevoje, institucionet komunale në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), duhet t’i vënë në dispozicion resurset e nevojshme, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë popullatës së rrezikuar nga vërshimet e mundshme.

Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre është primare

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …