Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC, konsideron se transformimi i FSK-së në institucion me mision ushtarak, është i domosdoshëm me qëllim të konsolidimit të plotë të shtetit të Kosovës.
SPRC – vlerëson se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të jetë maksimalisht proces gjithëpërfshirës, i mirë-koordinuar dhe ndihmues për rrugën e Kosovës drejt integrimeve në NATO dhe struktura tjera rajonale e ndërkombëtare.
Institucionet e Kosovës, Partitë Politike Opozitare dhe Shoqëria Civile, duhet që të jenë këmbëngulëse në përpjekjet e tyre, për ta bindur faktorin ndërkombëtarë se ka një konsensus, pothuajse deri në unanimitet në Kosovë rreth misionit ushtarak të FSK-s, dhe se miratimi i tri ligjeve bazë për transformim të FSK-së me Mision dhe detyra shtesë: Ligji për Forcën, Ligji për shërbim në Forcë dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, është bërë nga Qeveria e Kosovës, pasiqë janë shtjerrë të gjitha mundësitë që në këtë proces të sigurohet edhe mbështetja e deputetëve serbë të Kosovës për ndryshime kushtetuese, por gjithnjë duke mos e rrezikuar partneritetin me këta faktorë strategjik ndëkombëtarë, të cilët kan luajtur rol kyç deri me tani, në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.
(Tahir Ahmeti, është Bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë SPRC)